Gazeta Si – Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes Poloni-Shqipëri, trajneri vendas Jan Urban, vlerësoi lojën mbrojtëse të kuqezinjve.
Megjithatë, ai deklaroi se sulmi i tyre vuan si pasojë e kësaj. Por mesfushori i Widzeë Łódź, Lindon Selahi, nuk është dakord me këtë.
“Ky është mendimi i tij”, u përgjigj Lindon Selahi, që ka luajtur 4 herë me kombëtaren shqiptare, ndaj një prej argumenteve të Jan Urban.
Lojtari i Widzeë Łódź shprehu opinionin e tij në një intervistë për “Interia-n”. Konkretisht bëhet fjalë për deklaratat e trajnerit polak nga konferenca për shtyp e së hënës: “Skuadra shqiptare është pak e orientuar drejt mbrojtjes. Shumë nga lojtarët e saj kanë luajtur në kampionatin italian dhe pësojnë pak gola, por kjo vjen në kurriz të lojës sulmuese”.
Selahi bëri të qartë se analiza e Jan Urban është e gabuar. “Ne (Shqipëria) kemi lojtarë të mirë edhe në sulm, shumë të shpejtë dhe të fortë. Mund të na mungojnë dy prej tyre, por kemi të tjerë që mund ta përballojnë shumë mirë këtë detyrë. Kështu që nuk mendoj se jemi të dobët në atë aspekt”, tha Selahi, që nuk është pjesë e listës së Sylvinho-s për playoff-in.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje