Ka ndodhur

Sekuestrohet pasuria e dy personave në Vlorë, dyshohet përmes parave të krimit

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar disa pasuri të dy personave, pasi dyshohet se i kanë vënë në mënyrë të paligjshme përmes parave të krimit.

Konkretisht, prokuroria ka sekuestruar 2 apartamente dhe disa llogari bankare të shtetasit XH.B dhe K. M., të cilë akuzohen për “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Për këtë, është vendosur sekuestrimi:

Pasuria e paluajtshme: Apartament banimi me sip 41.3 m2, në lagjen “1 Maji”, rruga Transballkanike, Vlorë me blerës shtetasen Xh. B.

-Pasuria e paluajtshme: Apartament banimi me sip 41.3 m2, në lagjen “1 Maji”, rruga Transballkanike, Vlorë me blerës shtetasen Xh. B.

-Pasuri e luajtshme, llogari bankare me gjendje 2.365,306.44 lekë;  llogari bankare me gjendje 17,847.80 euro, llogari bankare me gjendje 780.51 USD, në emër të shtetasit O. B.

– Pasuri e luajtshme, llogari bankare në monedhën Euro me balancë 11,999.06 euro, në monedhën Lek me balancë 640,041.32 lekë në emër të shtetasit O. B.

– Pasuri e luajtshme, llogari bankare në monedhën EURO, me balancë 9000 EURO , në emër të shtetases Xh. B.

– Pasuri e luajtshme, llogari bankare me balance 861,386.17 lekë, në emër të shtetases Xh. B.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë