Ka ndodhur

Sekuestrohet mbi 1 kg kokainë që shitej në Tiranë dhe Lezhë, dy të arrestuar

Gazeta Si – Policia e Tiranës dhe Lezhës, ka finalizuar 2 operacione policore brenda 12 orëve,  për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Gjatë operacionit policor të koduar “Yelloë pack” u vu në pranga 1 shtetas dhe u sekuestrua 1 kg e 15 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Gjatë operacionit policor të koduar “Plastic” u vu në pranga 1 shtetas dhe u procedua në gjendje të lirë një tjetër, si dhe u sekuestrua lëndë e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje.

“Yelloë pack” vuri në pranga Vitor Kacin, 46 vjeç banues në Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.”

Sipas policisë, në rrugën “Asim Vokshi”, u lokalizua dhe u arrestua në flagrancë shtetasi  V. K., 46 vjeç, të cilit, gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, 1 kg e 15 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, ende të paidentifikuar, pasi siguronte sasi lënde narkotike në peshën 2-3 kg, e ndante atë në doza, të cilat i shisnin më pas në zona të ndryshme të kryeqytetit dhe të qytetit të Lezhës.

Ndërsa operacioni “Plastic” në Lezhë, vuri në pranga shtetasin Rediol Dukën, 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë, shtetasi I. Zh., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit, këtyre shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin lëndë narkotike kokainë, e ndanin në doza, të cilat i shisnin në zona të ndryshme të Tiranës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë