Ka ndodhur

Sekuestrohet mbi 1 kg kokainë në Tiranë, arrestohet 55-vjeçari

Një 55-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës me akuzën e shgpërndarjes së lëndëve narkotike. Sipas policisë së kryeqytetit, është prangosur Bujar Tafa, 55 vjeç, banues në fshatin Bërxullë.

Ai është lokalizuar në rrugën rrugën “Jordan Misja” dhe gjatë kontrollit të automjetit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 kg e 34 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë