Gazeta Si – Një hotel 3-katësh, me vlerë 15.100.000 lekë, është sekuestruar në Korçë, pasi dyshohet se është ndërtuar me para të ardhura nga aktivitete kriminale.
Policia ka sekuestruar hotelin ‘Tree’ në pronësi të Erion Demollit, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje droge.
Ky hotel dyshohet se është është ndërtuar nga burime të paligjshme kriminale. Objekti që kap vlerën rreth 15 mln lekë, është në pronësi të një 60-vjeçareje, e afërme e 35-vjeçarit.
“Pas një periudhe dyvjeçare hetimesh, u bë ekzekutimi i vendimit të datës 08.06.2022, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për vendosjen e sekuestros preventive për një pasuri me sipërfaqe 182 m² truall, ndërtesë 147 m² dhe kat shtesë 176 m², në rrugën “Naum Voskopoja”, Korçë. Kjo ndërtesë funksiononte si hotel dhe ishte në pronësi të shtetases L. K., 60 vjeçe, banuese në Korçë”, – thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Korçës.
Të ardhurat e fituara nga aktiviteti kriminal, Demolli dyshohet se i ka investuar në biznesin në emër të shtetases L. K., me të cilën ka lidhje familjare.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme hetimore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




