Gazeta Si – Një arsenal armësh është kapur në Shkodër gjatë opercionit të koduar “Guns”, ku janë sekuestruar një snajper, 1 pushkë, 1 pistoletë, 1 armë gjahu, 2 armë sportive, 1 palë dylbi dhe municion luftarak për të gjitha llojet e armëve.
Policia tha se poseduesi i këtyre armëve, është një 43-vjeçar me iniciale A.I., i cili është shpallur në kërkim pasi nuk u gjet në banesën e ti në fshatin Mali i Jushit në Bushat.
Armët u gjetën pikërisht në banesën e tij, ndërsa është proceduar në gjendja të lirë nëna e 43-vjeçarit, L.I. 73 vjeçe.
Policia kishte informacione se ky persona posedonte arsenal armësh dhe dyshohej se po përgatitej për t’i shitur ato te shtetas me precedent kriminal, të cilët dyshohet se do t’i përdornin armët për të kryer krime ndaj personit dhe pronës.
Strukturat hetimore të Policisë së Shkodrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
43-vjeçari akuzohet për veprën penale, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, kryer në bashkëpunim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




