Gazeta Si – Një arsenal armësh është sekuestruar në Dibër gjatë një aksioni të koduar “Weapons”. Policia thotë se u arrestuan D.D., 68 vjeç dhe djali i tij PD., 38 vjeç, në banesën e të cilëve në fshatin Shullan u gjetën 2 kallashnikovë, një pushkë, një armë gjahu, tritol, 200 metra fitil zjarrpërcjellës, 73 kapsolla detonatore, 715 fishekë dhe 5 krehëra arme.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




