Ka ndodhur

Sekuestrohet 294 mijë euro në portin e Durrësit, arrestohen shoferët

Në Doganën e Portit Durrës, Policia Kufitare ka sekuestruar 294 mijë euro. Bëhet me dije se sasia e parave ishte e ndarë në dy kamionë të ndryshëm, të cilët transportinin mjete Shqipëri-Itali.  Policia ka njoftuar se është shpallur në kërkim pronari i firmës, ndërsa është arrestuar, Ferdinant Murikaj një nga shoferët dhe tjetri ne iniciale A.L u procedua penalisht.
Të dhënat tregojnë se në një kamion ishin fshehur 282 mijë euro ndërsa tek tjeri mbi 11 mijë euro në një çantë personale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë