Ka ndodhur

Sekuestrohet 2 tonë naftë e futur kontrabandë në një shtëpi në Tiranë

Gazeta Si – Dy tonë naftë kontrabandë janë sekuestruar këtë të mërkurë, ndërsa është vënë në pranga një 47-vjeçar që e mbante në depozitë me qëllim tregtimin e saj.

Operacioni i koduar “Diesel 3”, u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas tregtonte naftë të kontrabanduar në banesën e tij në Kashar.

“Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi A. H., 47 vjeç, banues në Kashar, pasi në ambientet e jashtme të banesës së tij u konstatua një depozitë metalike, e mbushur me 2000 litra naftë, të dyshuara të kontrabanduara. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 47-vjeçari e mbante naftën e kontrabanduar, me qëllim tregtimin e saj”, – njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë