Ka ndodhur

Sekuestrohen rreth 59 mijë euro të padeklaruara në Morinë

Gazeta Si - Një sasi prej 59.100 euro janë sekuestruar në Morinë të Kukësit, pasi një 45-vjeçar nuk i kishte deklaruar para autoriteteve doganore.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia Kufitare Morinë, në çantën e dorës së S. H. që ndodhej në automjetin tip “Benz” u gjetën dhe u sekuestruan paratë.

45-vjeçari banues në Istog të Kosovës, po ndiqet penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë