Gazeta Si – Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është proceduar penalisht në gjendje të lirë gjatë dy operacioneve policore anti-kanabis në Lezhë.
Policia thotë se janë sekuestruar rreth 50 kilogramë kanabis sativa. Në operacionin “Munella” në fshatin Domgjon të Mirditës, policia zbuloi 31 kg e 600 gramë kanabis në banesat e V.Ll. 49 vjeç dhe P.N. 43 vjeç.
Të dy këta u arrestuan në flagrancë për veprën penale prodhim dhe shitje e narkotikëve e kryer në bashkëpunim. Ndërsa në operacionin “Kaçinari” në fshatin Arrëz, u sekuestruan 18 kg kanabis në banesën e B.Ç, 36 vjeç.
Ky i fundit u arrestua për prodhim dhe shitje të narkotikëve, ndërsa babai i tij P.Ç. u procedua penalisht në gjendje të lirë për shkak të problemeve shëndetësore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




