Drejtësia

Sekuestrohen prona me vlerë 35 mln euro në Himarë, u përvetësuan me dokumente false

Gazeta Si - Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar 247.000 m2 prona në Himarë në vlerë 35 milionë euro, u përvetësuan me dokumente të falsifikuara.

Këto prona janë regjistruar në emër të shtetasve shtetasve J.J., dhe K.J., nën hetim për veprat penale ‘Falsifikimi i Dokumenteve’ e kryer më shumë se një herë dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’.

Gjatë hetimeve, Prokuroria arriti të provojë se dokumenti kryesor që ka shërbyer për regjistrimin dhe përvetësimin e këtyre pronave në Gjykatën e Apelit Vlorë, ka rezultuar i falsifikuar.

Për rrjedhojë, me kërkesë së prokurorisë, gjykata vendosi sekuestro preventive të 30 pronave në Zonën Kadastrale 1.592 në Himarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë