Ka ndodhur

Sekuestrohen pasuri me vlerë 550 mijë € në Elbasan, dyshohet se burojnë nga aktivitete kriminale

Gazeta Si – Një pasuri me vlerë rreth 550 mijë euro që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të 2 personave, është sekuestruar në Elbasan.

Policia njofton se njëri prej tyre është dënuar në Itali, ndërsa tjetri në Belgjikë për veprën penale “Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion”.  

Konkretisht, u bë sekuestrimi i 2 pasurive të regjistruara në emër të shtetasit me iniciale A.K. dhe të afërmve të tij, një objekt 3 katësh ku zhvillohej aktiviteti i barit, restorantit dhe hotelit në Cërrik dhe një makinë “Lamborgini”. Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë që janë sekuestruar e kanë burimin nga veprimtari kriminale të A.K., i dënuar në Belgjikë për trafikim dhe shfrytëzim për prostitucion.

Gjithashtu, bë sekuestrimi i pasurisë së 34-vjeçarit me iniciale U. K., banues në Elbasan, konkretisht i një objekti banimi me sipërfaqe 105 m2, në Elbasan. Nga veprimet hetimore dyshohet se kjo pasuri e sekuestruar e ka burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga 34-vjeçari, i cili ka qenë i dënuar më parë, në Itali, për veprën penale “Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion”.   


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë