Gazeta Si – Katër automjete luksoze që dyshohet se janë vjedhur në vendet e Bashkimit Europian, janë sekuestruar në vendin tonë nga Policia e Tiranës.
Në kuadër të aksionit të koduar “Lux 2022”, tre persona u proceduan penalisht në gjendje të lirë nën akuzën për trafikim të mjeteve motorike. Ata janë B.S., E.N. dhe E.K., të tre banues në Tiranë.
Ndërsa një i katërt, Z.D. nga Maqedonia e Veriut, është shpallur në kërkim për të njëjtën vepër penale.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këto automjete u janë nënshtruar ndërhyrjeve dhe modifikimeve në numrat e shasisë apo paketat elektronike dhe më pas janë tregtuar te persona të ndryshëm.
Vijon puna për dokumentin e rasteve të tjera të trafikimit të mjeteve, që mund të jetë kryer nga këta persona.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




