Gazata Si – Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata në Durrës vendosi sekuestrimin e 11 pasurive në pronësi të Klejdi Abdylit dhe familjarëve të tij.
Abdyli u arrestua në vitin 2019 nga Policia e Durrësit, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge nga Italia.
Në njoftimin për mediat, Prokuroria e Durrësit thotë se janë sekuestruar 6 apartamente, 3 automjete, garazh dhe 3 llogari bankare në pronësi të personit në fjalë dhe familjarëve të tij. Këto pasuri dyshohet se burojnë pikërisht nga aktiviteti kriminal të Klejdi Abdylit në shtetin fqinj.
31-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane që prej vitit 2017 pas urdhërarrestit të lëshuar nga Gjykata në Peskara.
Dyshohet se Abdyli në bashkëpunim me persona të tjerë në gjashtë raste të përsëritura, kanë mbajtur, transportuar dhe shitur sasi të konsiderueshme kokainë.
Pasuritë e sekuestruara:
• Garazhd me sipërfaqe 160.91 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;
• Apartament me sipërfaqe 73.68 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;
• Apartament me sipërfaqe 58.36 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;
• Apartament me sipërfaqe 73.68 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;
• Apartament me sipërfaqe 59.61 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;
• Apartament me sipërfaqe 114.5 m2, ndodhur në Tiranë, në pronësi të shtetasit I.A dhe E.A;
• Apartament me sipërfaqe 69.92 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetases E.A;
• Automjet me targa AA__, në pronësi të shtetasit K.A;
• Automjet me targa AA__, në pronësi të shtetasit K.A;
• Motomjet me targa AY__, në pronësi të shtetasit K.A;
• Automjet me targa AA__, në pronësi të shtetases Sh.A;
• Llogarinë në Bankën Kombëtare Tregtare, me valutë në Euro, në emër të shtetasit I.A;
• Llogarinë në Bankën Kombëtare Tregtare, me valutë në Euro, në emër të shtetasit I.N. A.
• Llogarinë në Raiffeisen Bank, me valutë në Euro, në emër të shtetasit I.N. A.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




