Gazeta Si – Në dy aksione të ndryshme, dy persona janë arrestuar në kryeqytet, njëri për armëmbajtje pa leje dhe tjetri për posedim të lëndëve narkotike.
Në aksionin e koduar “Zastava”, u arrestua 31-vjeçari Ervis Xheli. Ai u lokalizua në zonën e ish-Parkut dhe gjatë kontrollit fizik iu gjetë një pistoletë dhe municion luftarak.
Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se 31-vjeçari ishte i shpallur në kërkim, pasi ka përvetësuar shumën prej 5000 euro nga një shtetas, me pretendimin se do t’i blinte një automjet.
Ndërsa në aksionin e dytë të koduar “Dealer 3”, në rrugën “Zef Jubani” u arrestua në flagrancë 24-vjeçari Denis Aliu. Atij iu gjet një sasi droge e ndarë në doza gati për shitje.
Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se 24-vjeçari shpërndante kanabis në rrugën “Zef Jubani”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



