Gazeta Si – Një 30-vjeçar nga Lezha u arrestua në portin e Durrësit, pasi në furgonin që drejtonte iu gjetën mbi 53 mijë euro, 6 celularë dhe disa veshje që ata po tentonte t’i fuste pa i deklaruar sipas ligjeve në fuqi.
Në lidhje me këtë ngjarje është proceduar penalisht edhe një 29-vjeçar nga Lapraka, që ishte shoferi alternativ i këtij furgoni.
Ndërkohë në një rast tjetër, po në portin e Durrësit, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për një 43-vjeçar që u kap me 1333 shishe me rreth 100 litra verë pa i deklaruar sipas ligjeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




