Ka ndodhur

Sekuestrohen mbi 30 mijë euro të padeklaruara në Rinas dhe Morinë

Gazeta Si – Mbi 30 000 euro të padeklaruara janë sekuestruar nga policia në pikën kufitare të Morinës dhe Rinasit. Nën hetim janë vënë dy poseduesit e parave, të cilët i fshehën paratë në çantat e tyre me qëllim mosdeklarimin.

Në doganën e Morinës dhe në Rinas, në hyrje të Shqipërisë u kaluan në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, përkatësisht, automjeti me drejtues shtetasin T. S. dhe shtetasin D. V.

Në çantën e shtetasit T. S.,  u gjetën dhe u sekuestruan 19 600 Euro, ndërsa në çantën e dorës të shtetasit D. V., u gjetën dhe u sekuestruan 11 250 Euro, shuma këto të padeklaruara sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u iniciua procedimi në gjendje të lirë për shtetasin çek T. S., 55 vjeç dhe për shtetasin D. V., 34 vjeç, banues në Tiranë. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë