Ka ndodhur

Sekuestrohen mbi 28 mijë euro të padeklaruara në pikën kufitare të Muriqanit

Gazeta Si – Policia Kufitare në Muriqan në Shkodër ka goditur një rast të mosdeklarimit të parave në kufi.

Një automjet në të cilin udhëtonin babë e bir është kontrolluar nga policia ku është gjetur dhe sekuestruar 28.400 euro që i posedonte një 50-vjeçar me iniciale P.P.

Ndaj shtetasit kosovar, nisi procedim në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë