Gazeta Si- Gjashtë persona janë arrestuar dhe 15 janë vënë nën hetim, pasi akuzohen se kan shpërndaëë kanabis sativa dhe kokainë në festivalin “Unum” në Lezhë.
Policia thotë se në vijim të megaoperacionit mbarëkombëtar “Tempulli 3”, ka kryer kontrolle në disa automjete dhe ndaj disa shtetasve në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, ku sekuestroi dhjetëra doza kanabis, ekstazi, kokainë, si dhe pajisje për përpunimin e këtyre lëndëve dhe 1 mjet prerës (thikë).
U referuan materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë për shtetasit: E. S., 24 vjeç dhe Xh. Z., 27 vjeç, banues në Zvicër; A. K., 24 vjeç, banues në Gjakovë, B. R., 26 vjeç, banues në Kaçanik, E. H., 28 vjeç dhe D. S., 28 vjeç, banues në Tiranë; L. J., 27 vjeç, banues në Prishtinë, S. R., 31 vjeç, banues në Ekuador, C. C., 27 vjeç, banues në Barcelonë, G. T., 24 vjeç, banues në Ferizaj, L. K., 23 vjeç, A. M., 23 vjeç, A. Sh., 38 vjeç, A. B., 27 vjeç dhe E. C., 23 vjeç, banues në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Lezhës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



