Ka ndodhur

Sekuestrohen armë, lëndë narkotike, miliona lekë, euro e paund në Elbasan

Gazeta Si - Një sasi e konsiderueshme parash, arsenal armësh dhe lëndë narkotike janë zbuluar në një banesë në fshatin Dëshiran të Belshit. Aksioni është finalizuar nga forcat e Policisë së Elbasanit. Në pranga janë vënë dy persona, A.B. 60 vjeç dhe V.D. 54 vjeç.

Sipas policisë, në shtëpinë e 60-vjeçarit janë sekuestruar një kallashnikov, një pistoletë, 6 granata dore, 3280 fishekë pistolete dhe kallashnikovi, 5 krehëra fishekësh, 3.6 kg kanabis, 75 bimë të thata opiumi, 37 milionë e 600 mijë Lekë të vjetra, 5 mijë Paund dhe 8950 Euro.

Këto para, 60-vjeçari dyshohet se i ka përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve dhe të trafikimit të armëve.

Policia ka bërë kontrolle edhe në banesën e 54-vjeçarit V.D., lidhje shoqërore e 60-vjeçarit. Në këtë banesë janë gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu dhe 55 fishekë arme gjahu, të cilat 54-vjeçari i mbante pa leje. 

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi A. B. ushtronte veprimtari kriminale në fushën e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë