Gazeta Si – Në një operacion të zhvilluar për goditjen e armëmbajtjes pa leje, janë arrestuar 14 persona në Elbasan.
Sipas njoftimit të policisë, të arrestuarit u kapën në flagrancë në një lokal në Bradashesh, të cilët kanë precedent të theksuar kriminal, si dhe cilësohen me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Mes të arrestuarve, ndodhet pronari i lokalit, si dhe djali i tij i mitur, i moshës 17 vjeç.
Në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar tre armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak, elektroshot (dorezë neuroparalizuese), katër radio si të Policisë, jelek me mbishkrimin “Policia”, send në formë pistolete, sinjalizues (send metalik në formë pistolete), thikë, shkop metalik, shuma parash, 4 automjete, 13 celularë dhe DVR.
Disa nga të ndaluarit janë arrestuar për veprën penale të “Kundërshtimit të forcave të policisë”.

Sakaq, të arrestuarit do të hetohen për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Përkrahja e autorit të krimit”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, të kryera në bashkëpunim.
Në pranga ranë shtetasit: E. T., 39 vjeç, H. M., 25 vjeç, A. K., 49 vjeç, M. S., 47 vjeç, B. M., 53 vjeç, J. M., 30 vjeç, A. D., 49 vjeç, E. D., 29 vjeç, banues në Tiranë; T. Z., 52 vjeç, S. M., 46 vjeç, E. C., 36 vjeç, E. C., 32 vjeç, banues në Elbasan, B. H., banues në Itali dhe një 17-vjeçar (djali i shtetasit T. Z.).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



