Gazeta Si – Babë e bir janë arrestuar në Fier gjatë operacionit të koduar “New Start 2”, ku u gjetën një arsenal armësh dhe rreth 18 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.
Policia thotë se në pranga kanë rënë Adiol Hoda, 34 vjeç dhe babai i tij, Asqeri Hoda, 61 vjeç. Sipas policisë, i riu u kap teksa po dilte nga fshati Suk, ku në mjetin e tij u gjet një kg me kanabis gati për shitje.
Pas kontrollit në banesën dhe në lokalin që e kishte në pronësi së bashku me babain e tij, u gjetën dhe sekuestruan 17.6 kg kanabis, 2 armë zjarri pistoletë, 2 armë zjarri automatike, 2 granata luftarake, 1110 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, 2 aparate celularë dhe 1 motomjet, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Edhe 61 vjeçari u arrestua pas kontrolleve në pronat e tij, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të rastit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




