Ka ndodhur

Sekuestrohen 680 mijë euro në Muriqan të fshehura në dyert e një fugoni, arrestohet 51-vjeçari (video)

Gazeta Si - Një 51-vjeçar u arrestua në Shkodër, pasi tentoi të fuste në Shqipëri përmes doganës së Muriqanit 680.595 euro, të cilat u sekuestruan nga policia.

Paratë e padeklaruara ishin fshehur në dy ndarje anësore të modifikuara në dyert e një furgoni që drejtohej nga 51-vjeçari L.N. nga Fushë-Miloti.

Policia thotë se dyshohet që shuma e konsiderueshme e parave cash ta ketë burimin nga aktivitetet kriminale. Megjithatë vijojnë hetimet për të provuar burimin e parave.

Nga ky operacion është sekuestruar shuma e eurove, automjeti tip “Benz” si edhe dy celularë.

“Nga kontrollet në vijë të dytë, në automjetin që drejtonte ky shtetas, u gjetën në 2 hapësira të modifikuara në dyert e pasme, 680 595 euro, të cilat ky shtetas synonte t’i fuste ilegalisht në Shqipëri. Vijojnë hetimet për të provuar burimin e parave”, thuhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë