Ka ndodhur

Sekuestrohen 50 mijë litra naftë kontrabandë në Portin e Durrësit

Gazeta Si - Rreth 50 mijë litra naftë raportohet të jenë sekuestruar këtë të premte në një anije peshkimi në Portin e Durrësit.

Anija e peshkimit “Geni” është zhvendosur me urdhër të  autoriteteve doganore dhe policore pranë kalatës së portit detar, ku mbahen mjetet e sekuestruara. Sipas burimeve paraprake, nafta ishte fshehur në hambarin e anijes.

Çmimi i lartë i karburantit në tregun shqiptar dhe mundësia për të marrë naftë me çmim të lirë për nevoja të sektorit të peshkimit ka bërë që në disa raste subjekte të ndryshme të shfrytëzojnë këtë mundësi për qëllime fitimi.

Anijet e peshkimit në jo pak raste janë përfshirë në kontrabandën e naftës, kryesisht atë të marrë në vendet e Lindjes së Mesme ku e marrin me çmim të lirë për ta tregtuar më pas për të interesuarit me çmim më të lartë, po gjithsesi më të ulët se ai në tregun shqiptar të karburanteve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë