Ka ndodhur

Sekuestrohen 48.000 euro të padeklaruara në doganën e Muriqanit

Gazeta Si - Një 35 vjeçar është proceduar penalisht, pasi iu gjetën të fshehura 48 mijë euro në autobusin që drejtonte.

Sasia e parave është sekuestruar në doganën e Muriqanit, pasi nuk ishin deklaruar në kufi sipas legjislacionit.

Policia njofton se 35-vjeçarit me iniciale R.A., iu sekuestruan 48,100 euro. I riu, drejtues i një autobusi të një linje transporti ndërkombëtare, i kishte fshehur paratë në një çantë me qëllim që të mos i deklaronte.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. A., 35 vjeç, banues në Shijak, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave ose i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë