Gazeta Si – Një shumë e konsiderueshme parash të padeklaruara pranë autoriteteve, janë sekuestruar në aeroportin e Rinasit në dalje të Shqipërisë. Bëhet fjalë për 47,450 euro të cilat u janë sekuestruar dy personave, të dy banues në Stamboll të Turqisë.
63-vjeçarit me iniciale E.G., u iu gjetën 30.450 euro, ndërsa 35-vjeçarit S.S., iu sekuestruan 17,000. Shumat e parave i kishin fshehur në çantat e tyre të shpinës dhe nuk i kishin deklaruar si legjislacionit.
Të dy u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Tiranës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




