Ka ndodhur

Sekuestrohen 41 mijë euro të padeklaruara në Kakavijë

Një sasi prej 41.045 euro të padeklaruara janë sekuestruar nga policia kufitare në Kakavijë mesditën e të mërkurës.

Shuma e konsiderueshme e eurove është gjetur në një çantë në një mjet të tipit kamion, i cili ka kaluar për kontroll të detajuar në vijën e dytë, me drejtues shtetasin me iniciale F.S., 30 vjeç, banues në Korçë.

Megjithatë, i riu do të hetohet në gjendje të lirë për veprat penale “mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë