Policia e Lezhës ka vënë në pranga 3 shtetas dhe ka sekuestruar një sasi droge.
Policia thotë se në sajë të operacionit të koduar “Zadrima” janë vënë në pranga Erdgys Arrazi, Izmir Dervishi si dhe Durim Mehmedajn, ndërkohë që është sekuestruar dhe një sasi droge.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 40 kilogramë cannabis sativa, 2 automjete dhe 3 celularë.
“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas po transportonin lëndë narkotike, me 2 automjete, në rrugën nacionale Shkodër – Lezhë, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Zadrima”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 40 kilogramë cannabis sativa, 2 automjete dhe 3 celularë.
“Si rezultat, u bë lokalizimi dhe ndalimi i dy automjeteve. Gjatë kontrollit në automjetin tip ‘Volkswagen’, me drejtues Izmir Dervishi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 thasë plastmasi të mbushur me material bimor të dyshuar lëndë narkotike kanabis, e cila pas peshimit rezultoi 40 kilogramë. Në automjetin tjetër tip ‘Seat’ ndodheshin shtetasit Durim Mehmedajn dhe Erdgys Arrazi, të cilët shoqëronin automjetin ku u gjet lënda narkotike”, vijon më tej njoftimi i policisë.
Policia thotë se nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




