Ka ndodhur

Sekuestrohen 4 kg kanabis në Fier, në pranga 4 persona

Katër persona janë arrestuar, pasi gjatë një aksionin në Bypass-in e Fierit, policia u ka gjetur 4 kg kanabis gati për shitje në automjetet e tyre tip ‘Audi’ dhe ‘Citroen’.

Në pranga janë vënë G. Z., 34 vjeç, banues në Tiranë, A. M. (B)., 29 vjeç, banues në Ballsh, J. K., 25 vjeç dhe A. D., 23 vjeç, banues në Topojë.

Policia bën me dije se gjatë aksionit është bërë i mundur sekuestrimi i lëndës narkotike, dy automjetet dhe 5 aparate celularë. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë