Ka ndodhur

Sekuestrohen 31 kg kanabis në Lezhë, dy të arrestuar

Gazeta Si – Dy persona janë arrestuar në Lezhë, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike.

Policia thotë se disa shtetas po transportonin lëndë narkotike kanabis nga Kruja në drejtim të Fushë Mamurrasit, duke vënë në pranga shtetasit R.M., 33 vjeç, banues në Fushë Mamurras, i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi  i bimëve narkotike”, dhe D. L., 44 vjeç, banues në Krujë. Gjithashtu është shpallur në kërkim S. K., 24 vjeç, banues në Krujë.

Këta shtetas u kapën në flagrancë gjatë operacionit, në oborrin e banesës së shtetasit R. M., i cili do të blinte lëndën narkotike që e kishin transportuar nga Kruja, shtetasit D. L. dhe S.K.

Nga veprimet  e para hetimore, ka rezultuar se shtetasi R.M. do ta shiste lëndën narkotike në doza, në qarkun e Lezhës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë