Ka ndodhur

Sekuestrohen 30 kallëpe C4 dhe celularë për t’u lidhur me mina (Video)

Dy persona kanë rënë në pranga në Lezhë, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve eksplozive. Në kuadër të operacionit të koduar “Pllana”, policia ka ndaluar shtetasit me iniciale A.M., 42 vjeç, banues në Durrës dhe I.L., 46 vjeç, banues në Dibër të cilëve në makinën që po udhëtonin u është gjetur lëndë eksplozive.

Ata po qarkullonin me në makinë nga Miloti në drejtim të Shkodrës dhe iu janë sekuestruar 30 kallëpe në formë cilindrike me lëndë eksplozive C-4,  17 kapsolla detonatore, 2 aparate celulare të lidhura me përcjellës elektrik, gati për t’u montuar me mina me telekomandë, si dhe një automjet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë