Ka ndodhur

Sekuestrohen 3 mina me telekomandë, pranga 35-vjeçarit në Pogradec

Gazeta Si – Një 35 vjeçar është arrestuar në Pogradec pasi në makinë iu gjetën tre mina me telekomandë që dyshohet se do t’i shiste në qytetin e Korçës.

Policia thotë se u arrestua në flagrancë P.C., 35 vjeç, banues në fshatin Rrilë, Lezhë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

Mësohet se 35-vjeçari do të tentonte të shiste mina me telekomandë, të cilat dyshohet se mund të përdoreshin në veprimtari kriminale në qytetin e Korçës.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat e policisë mjetit tip “Mercedes-Benz”, që ky shtetas drejtonte, në bagazh u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 mina me telekomandë, të montuara me lëndë të dyshuar eksploziv plastik C4.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë