Gazeta Si – Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar një pasuri prej rreth 3.5 milionë eurosh, të cilat dyshohet se kanë origjinë kriminale përmes trtafikut të drogës.
Sipas njoftimit zyrtar, pasuritë janë në pronësi të 55-vjeçarit Agron Lamaj, i cili rezulton në kërkim nga Italia, pasi është i dënuar për trafik droge nga Holanda në Itali.
Hetimi zhvillohet për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Sipas kërkesës së prokurorisë, gjykata miratoi masën e sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” për një total prej 17 pasurish, të ndara ndërmjet shtetasit A.L. dhe subjektit tregtar “Rei Royal” shpk.
Në listën e pronave të sekuestruara përfshihen:
– Dy pasuri të llojit “Pemëtore”, me sipërfaqe 1000 m² dhe 600 m²;
– Një truall me sipërfaqe 249.5 m²;
– Dy apartamente, me sipërfaqe 126.6 m² dhe 143.7 m² në zotërim të A.L.;
– Një numër i madh njësish biznesi, me sipërfaqe nga 42 m² deri në 61 m², në pronësi të “Rei Royal” shpk;
– Një garazh me sipërfaqe 202 m²;
– Si dhe një njësi tjetër me sipërfaqe 220 m².
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



