Ka ndodhur

Sekuestrohen 276 kg lëndë plasëse në një subjekt minerar në Tropojë

Gazeta Si – Dy persona janë vënë në pranga në Tropojë, pasi mbanin jashtë kushteve të sigurisë, në një subjekt minerar qindra kilogram lëndë plasëse dhe qindra kapsolla detonatore elektrike.

Policia thotë se arrestoi shtetasit Xhuljan Krypi, 32 vjeç administrator i subjektit dhe Dhimitër Palla, 56 drejtuesi teknik i sukbjektit.

“Blutë” kanë sekuestruar 276 kilogramë lëndë plasëse dhe 290 kapsolla detonatore elektrike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë