Ka ndodhur

Sekuestrohen 25 mijë euro të padeklaruara në një autobus pasagjerësh në Portin e Durrësit

Gazeta Si – Një tjetër sasi parash të padeklaruara u sekuestruan në portin e Durrësit. Burime paraprake bëjnë me dije se janë sekuestruar 25 mijë euro të padeklaruara.

Sipas burimeve paraprake, kartëmonedhat e prerjeve të ndryshme janë gjetur në një furgon udhëtarësh.

Të premten, brenda një autobusi të nisur nga Porti i Barit dhe që mbërriti në Portin e Durrësit me destinacion përfundimtar Lushnjën, u gjetën të fshehura 522 mijë euro. Policia arrestoi 3 persona, mes tyre pronarin dhe shoferin e mjetit.

Paratë ishin fshehur në pjesën e impianttit të kondicionerit të mjetit dhe agjentët doganorë kishin informacion për to.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë