Ka ndodhur

Sekuestrohen 223 mijë euro në portin e Durrësit, 36-vjeçari tentoi t’i nxjerrë nga Shqipëria

Gazeta Si – Një sasi prej më shumë se 223 mijë eurosh janë sekuestruar në Portin e Durrësit. Policia thotë se ka arrestuar një 36-vjeçar, rezident në Itali, i cili tentoi të nxirrte paratë nga Shqipëria pa i deklaruar në pikën kufitare.

Siç njoftoi policia, i riu i kishte fshehur paratë në çantën e shpinës.

“Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi shqiptar, M. D., 36 vjeç, rezident në Itali, sepse iu gjetën në çantën e shpinës, 223 200 Euro që tentonte t’i nxirrte nga Shqipëria, pa i deklaruar në PKK”, njoftoi policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë