Ka ndodhur

Sekuestrohen 222 kg marijuanë në Liqenin e Shkodrës, në pranga 2 malazezë

Policia malazeze ka sekuestruar 222 kg lëndë narkotike marijuanë në liqenin e Shkodrës në pjesën e Malit të Zi.

Mësohet se lënda narkotike ka hyrë në territorin malazez nga Shqipëria, me qëllim transportimin në një vend tjetër.

Në pranga kanë rënë shtetasit me inicialet N. J dhe M. R nga Mali i Zi.

“Nga kontrolli i mëtejshëm i terrenit pranë anijes, policia lokalizoi dhe arrestoi dy persona me iniciale N.R. dhe M.J. Dyshohet se këta dy persona kishin për qëllim transportimin e narkotikëve në një automjet të gjetur aty pranë. Lënda narkotike dhe dy të arrestuarit u dërguan në Policinë e Podgoricës”, njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë