Gazeta Si – Dy vila në Tiranë me vlerë 1 milion euro, janë sekuestruar me vendim të Prokurorisë së Tiranës pasi dyshohet se janë ndërtuar nga burime kriminale.
Policia e Tiranës njofton se vilat e sekuestruara, që ndodhen në zonën e Dobreshit, janë në pronësi të Fran Merdhoçit 57 vjeç dhe familjarëve të tij.
Dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga Fran Merdhoçi, njofton policia, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar me 10 vjet e 6 muaj burgim, për trafikim lëndësh narkotike kryer në bashkëpunim.
Për këtë arsye, ndaj dy vilave në pronësi të tij është vendosur sekuestro preventive.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




