Ka ndodhur

Sekuestrohen 2 pistoleta dhe 40 mijë euro, arrestohen dy të rinj në Tiranë

Gazeta Si – Gjatë 24 orëve të fundit janë goditur 2 raste të mbajtjes së armës së zjarrit, në mënyrë të kundërligjshme.

Gjatë finalizimit të operacionit të koduar “Kontigjenti”, janë sekuestruar 2 pistoleta, municion luftarak dhe rreth 40 000 euro të dyshuara produkt i veprimtarive kriminale. Në pranga është vënë Petrit Kurti 21-vjeç, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë.

Gjithashtu Halit Ajazi, 30 vjeç është arrestuar sepse nga kontrolli në automjetin që drejtonte, në rrugën “Dritan Hoxha”, iu gjetën 1 pistoletë dhe rreth 40 000 euro.

Ai ishte i pajisur me autorizim për mbajtjen e armës së zjarrit vetëm në banesë, ndërsa për shumën e parave nuk kishte dokument justifikues. Sakaq vijojnë hetimet për të përcaktuar burimin e parave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë