Policët në Britaninë e Madhe kanë sekuestruar njësinë më të madhe ndonjëherë të kriptomonedhave të gjetura, 180 milionë paund.
Kriptomonedhat u kapën gjatë të shtunës kur Agjencia e Krimit Ekonomik mori informacione për një zhvendosje të pasurive kriminale.
Në fund të qershorit, ata konfiskuan kriptomonedha me vlerë prej 114 milionë £, e cila në atë kohë vendosi një rekord të ri për konfiskimin e sasisë së kriptove në Britani.
Një grua 39-vjeçare u arrestua në 24 qershor nën dyshimin e veprave të pastrimit të parave pas konfiskimit të parë të sasisë së monedhës.
Graham McNulty, zëvendës ndihmës komisioneri i MET, tha në një njoftim për shtyp se teknologjitë e reja po ndihmonin operacionet kriminale të evoluonin.
“Ndërsa paraja ende mbetet mbret në botën kriminale, ndërsa platformat digjitale zhvillohen, ne po shohim gjithnjë e më shumë kriminelë të organizuar duke përdorur kriptovaluta për të pastruar paratë e tyre të pista”,-tha ai.
“Përderisa disa vite më parë ky ishte një territor mjaft i panjohur, ne tani kemi oficerë dhe njësi të specializuara shumë të trajnuar që punojnë shumë në këtë hapësirë për të qëndruar një hap përpara atyre që e përdorin atë për përfitime të paligjshme”.
Burimi: CNBC/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



