Ka ndodhur

Sekuestrohen 150 mijë euro dhe 164 mijë paund në një kamion në Portin e Durrësit

Gazeta Si – Një sasi e madhe parash është sekuestruar këtë të enjte në Portin e Durrësit, ku 150 mijë euro dhe 164.735 paund britanik u gjetën nga policia në një kamion. Drejtuesi i kamionit është arrestuar nga policia.

Në kuadërtë operacionit policor të koduar “Shuma”, u kalua për kontroll të detajuar në vijën e dytë, kamioni që drejtohej nga shtetasi D.H., 53 vjeç, banues në Tiranë, i cili udhëtonte nga Italia për në portin e Durrësit.

Gjatë kontrollit të detajuar, policia gjeti të fshehura në kabinën e kamionit, 150.000 euro dhe 164.735 paund britanik, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Drejtuesi i kamionit, akuzohet për veprat penale, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë