Gazeta Si – Një 41-vjeçar me iniciale R.A., u arrestua në Gjirokastër, pasi kishte siguruar lëndën narkotike kanabis sativa me qëllim shitjen në afërsi të shkollave.
Sipas asaj që njofton policia autori i arrestuar është një person me precedent të mëparshëm për të njëjtin krim. Gjithashtu janë sekuestruar rreth 150 doza të kësaj lënde dhe celulari i të arrestuarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




