Gazeta Si – Tetë persona janë arrestuar në Tiranë, ndërsa 10 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi akuzohen se kanë kontrabanduar 100 lloje barnash të ndryshme.
Policia e kryeqytetit thotë po ashtu se një person është shpallur në kërkim.
Në pranga kanë rënë Dragjica Aleksi 53 vjeç, Cen Miftaraj 60 vjeç, Dilaver Dorzi 60 vjeç, Fatmir Reçi 63 vjeç, Pavlo Vasili 60 vjeç; Fatbardha Guri 55 vjeçe, Gëzime Shehu 49 vjeçe dhe Nikolin Daija 34 vjeç. Këta tre të fundit janë punonjës të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve.
Gjithashtu, u proceduan penalisht A. M., 30 vjeç, D. Sh., 46 vjeç, K. C., 30 vjeç., A. T., 46 vjeç, B. Xh., 48 vjeç, V. P., 38 vjeç, V. Rr., 60 vjeç, V. K., 54 vjeç, V. B., 67 vjeç, E. Xh 56 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. S., 49 vjeç.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kontrabanduar lloje të ndryshme barnash, me vlerë të konsiderueshme monetare, me qëllim tregtimin e tyre.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 100 lloje të ndryshme barnash.
Të ndaluarit akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për jetën dhe shëndetin”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë“ dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




