Dy të rinj janë arrestuar nga policia në Vlorë, pasi akuzohen për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Policia thotë se në pranga kanë rënë shtetasit E.B., 29 vjeç dhe A.M., 20 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, policia ka kapur në flagrancë 29-vjeçarin, duke i dorëzuar një sasi me fara kanabisi 20-vjeçarit.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit A. M. dhe kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit E.B., policia ka gjetur dhe sekuestruar 1870 fara të bimës kanabis sativa dhe 2 aparate celularë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




