Ka ndodhur

Sekuestrohen 1.250 litra karburant pa faturë doganore në Prrenjas

Gazeta Si – Një sasi e konsiderueshme nafte kontrabandë është sekuestruar nga autoritetet policore në fshatin Qukës të Prrenjasit.

Sipas policisë, nafta nuk kishte faturë doganore dhe se ishte futur kontrabandë në vendin tonë, ku mbahej e depozituar në magazinën e një restoranti në pronësi të shtetasit Y.K., 53 vjeç.

Ai është arrestuar nga policia me akuzën e kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë, ruajtje ose depozitim i mallrave kontrabandë dhe fshehje e të ardhurave.

Autoritetet sekuestruan 1250 litra karburant ndërsa nga verifikimet ka rezultuar se 53-vjeçari ka tregtuar karburant duke fshehur të ardhurat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë