Drejtësia

Sekuestrimi i pasurive, Ajola Xoxa bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Gazeta Si – Ajola Xoxa, bshkëshortja e kreut të Bashkisë Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë lidhur me vendimin e SPAK ditën e enjte për sekuestrimin e pasurive të çiftit Veliaj-Xoxa, të akuzuar për korrupsion, pastrim parash e fshehje të pasurisë.

Në një njoftim zyrtar, SPAK njoftoi javën e kaluar, se ka regjistruar një procedim penal ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe Ajola Xoxes, pasi është arritur në përfundimin se ekzistojnë të dhëna konkrete që ngrenë dyshime të arsyeshme mbi pasuri të padeklaruara, të lidhura me çiftin, pranë rezidencës “Kodra e Diellit”, ku ata jetonin aktualisht.

Për këtë arsye, Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi apartamentin dhe shtesë ‏regjistruar në ASHK në emër të subjektit tregtar “A. K.” shpk.

Xoxa është në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa bashkëshorti i saj, Erion Veliaj ndodhet që prej 10 shkurtit 2025 në qeli.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë