Biznes

Sektori i shërbimeve në rënie, agjencitë e udhëtimeve më të prekurat

Sipas INSTAT, kategoritë kryesore të shërbimeve ne vend patën rënie për periudhën janar-mars 2021, krahasuar me të njëjtën kohë të vitit të shkuar.

Rënien më të madhe e ka patur kategoria e Agjencisë së udhëtimeve, aktiviteti i shitjes së të cilave ra me 46.7%.Gjithashtu, rënie të lartë pati edhe numri i të punësuarve me 23.6%. Indeksi i fondit të pagave shënoi rënie 20.9%, krahasuar me tremujorin e parë 2020.

Tregtia dhe riparimi i automjeteve dhe motoçikletave pati një rritje të volumit të shitjeve me 3.6%, rritje të fondit të pagave me 1.8% gjatë tremujorit të parë të vitit 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Indekset e treguesve në aktivitetin Transport, Magazinim dhe Postë, i cili përfshin transportin hekurudhor të mallrave, Detar, Ajror, Magazinimin dhe aktivitetin Postar, në tremujorin e pare 2021, ra me 20% dhe fondi i pagave ra me 1%. Ndërkohë, të punësuarit u rritën me 1.8%.  

Indeksi i shitjeve neto në volum të Hoteleve shënoi rënie 5.5%, numri i të punësuarve shënoi rënie 0.9% dhe fondi i pagave shënoi rritje 11.7%, krahasuar me tremujorin e parë 2020.

Aktiviteti i shitjeve të bar-restorante ra me 6.9%, numri i të punësuarëve ra me 9.5% dhe fondi i pagave u ul me 0.2% krahasuar me tremujorin e parë 2020.

Indeksi i shitjeve neto në volum në aktivitetin informacion dhe Komunikacion, shënoi rritje 4.8%, krahasuar me tremujorin e parë 2020. Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 5.5%, krahasuar me tremujorin e parë 2020. Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 22.8%, krahasuar me tremujorin e parë 2020.

Indeksi i shitjeve neto në volum në “Arkitekturë dhe Inxhinierike” shënoi rënie 8.3%, krahasuar me tremujorin e parë 2020. Numri i të punësuarve shënoi rënie me 4.2%,  indeksi i fondit të pagave shënoi rënie me 1.9%, krahasuar me tremujorin e parë 2020.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë