Gjatë tremujorit të parë të këtij viti, sektorët e prodhimit patën përmirësim në volume, shitje dhe në paga por rënie në punësim.
Në të gjithë sektorin e prodhimit, indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 23,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 19,9 % ndërsa indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 5,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 8,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në bizneset e “Energji elektrike, Gaz, Avull”, indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 23,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje me 43,8 %.
Gjithashtu rritje shënoi edhe indeksi i fondit të pagave me 2.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.
Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 2,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Furnizimi me ujë, punësimi rënie me 1,7%
Sektori i “Furnizimi me ujë” dhe “trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve” shënoi rritje të shitjeve neto me 20,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rritje shënuan gjithashtu edhe indeksi i prodhimit në volume 23,5 %, si dhe indeksi i fondit të pagave me 8.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie me 1,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.
Ndërtimi me rritje të shitjeve dhe punësimit
Në aktivitetin e ndërtimit shënuan rritje përgjatë tremujorit të parë të gjithë indekset e treguesve krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 12,9 %, indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 16,1 %, indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 5,4 % ndërsa indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 11,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




