Sektorët e prodhimit në vend u përmirësuan gjatë fundit të vitit 2020, ku sipas raportit të INSTAT ndërtimi, energjia elektrike, uji patën përmirësim të performancës së tyre dhe e kundërta ndodhi me industrinë, të gjithë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërtimi, energjia elektrik dhe furnizimi me ujë, se sektorë të mëdhenjë në ekonomi pësuan rritje në prodhim, në shitje dhe numrin e individëve të punësuar.
Të tre këto sektorët patën dhe rritje të indeksit të fondit të pagës.
Industria e mbylli vitin 2020 në rënie në krahasim me një vit më parë, si në nivelin e shitjeve, numrin e punëtorëve dhe fondit të pagës.
Ndërtimi pësoi rritje të volumit të shitjeve me 23%, rritje të volumit të prodhimit me 25.9%. Numri i punonjësve të rekrutuar u rrit me 4.8% dhe fondi i pagave u rrit me 3.2%. Sektori i energjisë elektrike rriti volumin e shitjeve me 16.2%, volumin e prodhimit me 23.2%. 0.4% në numrin e të punësuarëve dhe 13.4% në fondin e pagave.
Aktiviteti i furnizimit me ujë u rrit me 1.7%, prodhimi u rrit me 0.2%. Numri i të punësuarëve u shtua me 9.9% dhe fondi i pagave me 17.4%.
Industria si sektor prodhimi rriti shitjet vetëm me 0.1% dhe pësoi rënie me 1.8% në volumin e prodhimit. 9.3% rënie në numrin e të punësuarëve dhe 1.8% rënie në sektorin e pagave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.